VIDEO/ E jashtëzakonshme: Milani me 9 lojtar mposht Bolonjën

281

VIDEO/ E jashtëzakonshme: Milani me 9 lojtar mposht Bolonjën

Milani ka arritur më në fund të marrë 3 pikë ndaj Bolonjës, pas tre humbjeve radhazi në Serie A.

Dhe këtë e bëri me dy lojtarë më pak në fushë, transmeton Koha.net.

Ishte Paletta i pari që u përjashtua nga ky takim kur në minuan e 37 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Ndërsa në minutën e 59 Kucka u përjashtua nga loja, që gjithashtu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Golin e fitores në këtë takim e shënoi Pasaliç në minutën e 89, pas asistimit nga Deulofeu.

Me këtë fitore Milani arrin në kuotën e 40 pikëve dhe mban vendin e shtatë, kurse Bologna mban vendin e 13-të me 27 pikë.


Goal   Pasalic   (0:1)  Bologna vs AC Milan by ylberenexhipi

Comments