Real Madridi po luan në “Santiago Bernabeu” ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League kundër Juventusit, shkruan SYRI.net.
Që në minutën e dytë zhbllokohet rezultati. Mario Mandzukic kalon Juventusin në avantazh, duke rihapur çështjen e kualifikimit.
Në minutën e 12-të shënon Isco për Realin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.
Juventusi shtang “Bernabeun” përsëri në të 37’. Sërish sulmuesi kroat Mandzukic shënon në portën e spanjollëve dhe 2-0.
Me avantazhin e dyfishtë të italianëve mbyllet pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë kampionët e Italisë realizojnë edhe golin e tretë, duke barazuar rezultatin përgjithshëm në 3-3.
Për 3-0 shënoi Matuidi në të 61’.

