VIDEO e sulmit, arrestohet shqiptari për tentativë vrasje: Më shau nga familja. Emri

432

 

Screenshot_1

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nën akuzën e tentativës së vrasjes së një tjetër shqiptari.

Sipas mediave lokale, 41-vjeçari Erion Koplika është vënë në pranga në apartamentin ku jetonte në lagjen San Fruttuoso të Genova-s.

10 gushtin e vitit të shkuar, para një klubi nate, 41-vjeçari plagosi rëndë një bashkatdhetarin e tij 29-vjeçar, me një sëpatë në kokë. Sipas autorit, arsyeja e sulmit ishte pasi bashkatdhetari e kishte fyer nga familja gjatë një debati.

“Duhet ta bëja. Një ofendim aq i rëndë nuk mund të mbetej pa ndëshkuar”, i tha dje 41-vjeçari policët që e arrestuan gjatë arrestimit.

Hetimet e policisë u nisën nga imazhet e kamerave para klubit të natës, që çuan në identifikimin e autorit të sulmit, i cili nuk ka precedentë të mëparshëm.

/Syri.net/

Comments