Dimri po vjen.Të vetmet stacione të sigurta i kemi shtëpitë ku duhet të gjejmë strehim,ngrohtësi, jetë.Por ka njerëz që varfëria i ka mposhtur dhe dimrin e kanë frikë të vijë.Familja e Dervish Hazir Berishës në Gostivar jeton në kushte të rënda ekonomike dhe sociale shkruan Faktiditor.ch.
Ata më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën e gjithësecilit që ti kompletohet shtëpia e tij, të bëhet e banueshme për dimrin e acartë që po vjen që fëmijët dhe familja të mund ti mbijetojnë .Dervishi thotë se ai mezi i ushqen fëmijët dhe cdo ditë e ndjen se po varfërohet akoma më shumë .Më e keqja është se ai s’mund ta ndërtojë shtëpinë që të jetë e banueshme ndërsa ditët e ftohta po trokasin.
Një apel të tillë e drejton tek të gjithë afaristët, qytetarët që kanë mundësi të ndihmojnë dhe gjithë të tjerët Shoqata Humanitare “Fatima”./Faktiditor.ch/
Gepostet von Shoqata Humanitare Fatima am Donnerstag, 11. Oktober 2018
Gepostet von Shoqata Humanitare Fatima am Donnerstag, 11. Oktober 2018

