VIDEO-FOTO/ ‘Anonymous’ dalin nëpër rrugë, marshimi-protestë kundër qeverive

181
fresco

VIDEO-FOTO/ ‘Anonymous’ dalin nëpër rrugë, marshimi-protestë kundër qeverive

midle

‘Marshimi i Miliona Maskave’ është një traditë që zhvillohet çdo vit që prej 2012-s në shumë vende të botës dhe organizohet nga hakerat ‘Anonymous’.

Ky marshim që mbahet në më shumë se 480 shtete është tubimi më i madh dhe protestohet kundër korrupsionit, krimit qeveritar, masave shtrënguese ekonomike etj. 5 Nëntori është pikërisht data që ky marshim është kthyer në një traditë për shumë kryeqytet, ku më i madhi ndodh në Londër.

Të gjithë personat që marrin pjesë mbajnë të veshur maskën e ‘Anonymous’, simboli identifikues i grupimit të hakerave ‘Anonymous’. Kjo maskë është përdorur për herë të parë në filmin ‘V for Vendetta’, prej nga dhe ka marrë inisiativën grupimi i hakerave.

Ky marshim-protestë është i njohur në shumë shtete, ndërsa policia përgatitet duke marrë masa, pasi shpeshherë nuk mungojnë përleshjet.

Tubimet organizohen nëpër rrjetet sociale nga hakerat e njohur dhe nuk kanë një drejtues specifik, por të gjithë qytetarët dalin në shesh në të njëjtën orë në mbi 480 kryeqytete./SYRI.net/

Comments