Policia ka gjetur veturën YUGO nga e cila sonte ka gjuajtur vrasësi deri tani i panjohur ndaj 24 vjeçarit Burim Idrizi i cili më pas iu është nënshtruar plagëve. Nga pamjet që ka siguruar ekskluzivisht Medial.mk, vetura është gjetur në rrugën “Nikolla Maleshevski” në lagjen Topanë në Çair.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18, ku fillimisht u dëgjuan krisma nga armë zjarri “kallashnikov”, të cilat sipas dëshmitarëve okularë kanë ardhur nga një makinë në lëvizje e tipit YUGO, duke shtënë me gjashtë plumba ndaj 24 vjeçarit i cili ndodhej tek stacioni i autobusëve përballë shkollës.
Akoma nuk dihen motivet e vrasjes, ndërsa nga SPB Shkup konfirmuan vetëm se është paraqitur incidenti dhe se po punohet për zbardhjen e rastit.
Ndryshe, kjo është vrasja e katër që ndodh brenda një muaji dhe e dyta që ndodh në Çair të Shkupit.
/Medial.mk/