VIDEO-FOTO/ Familjes së uritur i mohohet ndihma nga shteti, Babai me lot në sy: S’ble dot libra për fëmijët 

195

 

Moebel THEMA

Screenshot_4

Kjo është familja Saçi, e përbërë nga 8 anëtarë, prindërit dhe 6 fëmijët. Ata banojnë në Kashar, vetëm pak kilometra nga Tirana, në një shtëpi, rikonstruksionin e së cilës e kanë siguruar falë donacioneve. Por përveç mureve të kësaj banese, kjo familje jeton në varfëri totale.

Kryefamiljari, Genc Saçi është i papunë dhe invalid. Ai merr vetëm 80 mijë lekë në muaj dhe me këto para duhet të mbajë të gjithë familjen, të paguajë ilaçet etj…

Megjithatë, ndonëse në këto kushte, për mikrofonin e “STOP”, kjo familje nuk kërkon mrekulli, por ndihmë për të siguruar librat e fëmijëve, 5 prej të cilëve këtë këtë vit shkojnë në shkollë.

saci-femijet-768x433

Më e madhja e fëmijëve është Mersa, 15–vjeç. Ajo pret të futet në vit të parë të shkollës së mesme. Fatimja është 14–vjeç dhe shkon në klasë të tetë, Arjani është 12–vjeç dhe shkon në klasë të gjashtë, Arseni është 8–vjeç dhe futet në klasë të tretë, ndërsa Haxherja është 6–vjeç dhe këtë vit shkon në klasë të parë.

I vetmi në këtë familje që nuk shkon në shkollë është i vogli Isai, 2-vjeç.

genc-saci-768x431

“Quhem Genc Saçi dhe jam babai i këtyre 6 fëmijëve. Unë kam arsye tjetër që fëmijët e mi të pajisen me libra shkolle, sepse unë mundësi nuk kam. Marr 80 mijë lekë në muaj. Me këto 80 mijë lekë çfarë të bësh më parë. Të paguash ilaçet, të marrësh bukën, të paguash dritat, ujin, apo librat e kalamajve”.

Kush ju ka ndihmuar deri më sot?

“Për librat e kalamajve, fqinjët, shokët e shoqet e kalamajve. Unë nuk i kam dhënë asgjë”.

Ju z. Genci jeni dhe invalid. Përfitoni Kemp?

“Kam dalë në komision mjeko – ligjor, diagnostikuar me poliomielit dhe më kanë thënë që je i aftë për punë pa ecje. Puna pa ecja quhet dëzhurn ose roje. Këtu s’të mer njeri as për dëzhurn as për roje. Për pasojë jam pa punë”.

saci-babai-768x429

Çfarë kërkoni?

“Unë kërkoj që kush ka mundësi financiare, të më marrë librat e kalamajëve. Ishalla Zoti i shpërbleftë të gjithë, të më ndihmojnë mua, kaq…”

saci-goca-768x428

Por problemet e familjes Saçi nuk kanë të sosur… Mersa, më e madhja e fëmijëve nuk ka mundur të regjistrohet në vit të parë, pasi nuk kishte para për t’u regjistruar.

“Dje ka qenë afati i fundit për regjistrimin në shkollë. Shkolla që unë doja të regjistrohesha është këtu pranë, që të mos paguaj lekë për autobus. Afati i regjistrimit ishte 1 me 7 dhe unë nuk munda të regjistrohem për shkak të mundësisë që nuk kisha. Tani nuk e di a do të mund të regjistrohem apo jo. Kam frikë se do të ngelem pa shkollë këtë vit. ”

Librat e këtyre fëmijëve do t’i shkojnë dhuratë nga drejtuesit e emisionit “STOP”, Saimiri dhe Genti. Megjithatë, stafi i këtij programi i bën apel kujdo që ka mundësinë që ta ndihmojë këtë familje, që jeton në këto kushte të mjerueshme./tvklan/

Comments