VIDEO-FOTO/ Ja autori i dyshuar i sulmit në Stamboll, të tjera pamje nga masakra në lokalin e natës

201

Mediat turke kanë publikuar fotot e autorit të sulmit me armë në lokalin e natës në Stamboll.

Personi në foto është pikërisht  i dyshuari dhe mendohet se është anëtar i ISIS, ndërsa ka prejardhje afgano-çeçene dhe ka lindur në Turkmenistanin Lindor.

Mediat kanë publikuar gjithashtu edhe një tjetër video nga momenti i sulmit terrorist.

Aty shihet autori që hyn në lokalin e natës me armë në dorë dhe fillon të qëllojë me breshëri duke vrarë 39 persona dhe plagosur 65 të tjerë.

I dyshuari është ende në kërkim nga policia.

Comments