(Video-foto)- Shpërthejnë gypat e ujësjellësit në Hasanbeg, uji depërton nëpër shtëpi, institucionet përgjegjëse qëndrojnë indiferente

328


Në Hasanbeg mund të ndryshohen stinët por nuk marrin fund problemet e shumta me të cilat përballet ajo zonë transmeton Faktiditor.ch.Kësaj rradhe janë gypat e ujësjellësit që kanë plasur për arsye ndoshta edhe të motit të ftohtë, por problemi është te neglizhenca e ekipeve për mirëmbjajtjen e tyre.Aq më e rëndë bëhet situata shkaku se kanë kaluar tre ditë që kur ata ekipe të specializuara që përkujdesen për mirëmbajtjen e këtyre gypave, kanë premtuar se do vijnë për të sanuar problemin, por realiteti tregon të kundërtën.Ata nuk janë parë pikërisht në zonën ku ishte epiqendra e vërshimeve të gushtit duke shkaktuar pasoja katastrofale, vdekje masive dhe dëme të paimagjinueshme materiale.Plasja e këtyre gypave qe ilustrohet edhe permes kesaj videoje te Faktiditor, sipas banorëve ka bërë që uji të depërtojë nëpër shtëpitë e asaj lagjeje të neglizhuar nga institucionet.Banorët kërkojnë zgjidhje urgjente të këtij problemi që i ka goditur pikërisht në këtë stinë të ftohtë dhe në momentin kur ata nuk mund akoma të ngriten nga tragjedia që e përjetuan pak muaj më parë dhe ku shteti nuk ndihmoi ato zona të përmbytura aq sa ata kishin nevojë por akoma më keq pati shumë seleksionime si në ndarrjen e mjeteve për dëmet e shkaktuara poashtu edhe në ndihma të tjera jetësore për atë zonë të shkatërruar./Faktiditor.ch/

image-0-02-05-21b34f8a9b60573a755db5780566b2eb6af1794e712aa3d5ac2f7e34fe1cbd60-v

Comments