Mes një situate të tensionuar është zgjuar mëngjesin e sotëm Parisi. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare.
Prani e madhe policie shikohet nëpër rrugët e Parisit dhe sidomos në qendrat tregtare.
Një polic raportohet se ka qëlluar me armë një person që kishte me vete një valixhe e që dyshohet se do të kryente një sulm terrorist në muzeun e Luvrit në Paris.
Për këtë arsye, galeria është mbyllur dhe evakuuar.
Gazeta franceze “L’Express” raportoi se i dyshuari mbante një thikë. Ai raportohet se “mund të jetë plagosur”.
Një zëdhënës për ministrinë e brendshme franceze tha se ky është një “incident serioz për sigurinë publike”, duke thënë se forcat e sigurisë kanë qenë në vendin e ngjarjes.