Video-Foto/ Varfëria ulet këmbëkryq në familjen Balla. Apel për ndihmë

191

1 ok

 

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin”.

Këto vargje nga “Poema e Mjerimit” e Migjenit bëhen edhe më të trishta sot, në vitin 2016, kur shikon gjendjen në të cilën jeton kjo familje.

Nuk është aspak larg, por vetëm pak kilometra nga “zemra e Shqipërisë”. Familja e Selami Ballës përbëhet nga 7 anëtarë dhe jeton në këtë vend, që kurrsesi nuk mund të quhet shtëpi.

Vendi ku ata tentojnë të jetojnë është në Baldushk, disa kilometra larg Tiranës. E ndërsa dimri po afrohet ata bëjnë thirrje për pak ndihmë, për një vend ku të fusin kokën e të mos lagen nga ajo që bie jashtë.

Selami Balla kërkon një shtëpi të vogël për fëmijët e tij, e kush ka zemër le ta ndihmojë, bamirësia nuk të varfëron./tvklan.al

Moebel THEMA

 

1 ok
Comments