Ky futbollist pa dyshim mund të konsiderohet si një hero pasi i shpëtoi jetën portierit të skuadrës kundërshtare i cili pësoi një tronditje pas përplasjes së tmerrshme me një mbrojtës.
Është tabloidi britanik “Daily Mail” i cili publikon pamjet ku Martin Berkovec u përplas fuqishëm, ndërsa heroi Francis Kone i cili ishte shumë pranë portieri vrapoi dhe i futi duart në gojë për të mos e lënë gjuhën t’i kalojë poshtë, transmeton SYRI.net.
Berkovec u dërgua me urgjencë në spital ku i shpëtoi jetës falë ndërhyrjes së shpejtë të lojtarit kundërshtar.
Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes Bohemians 1905-Slovackos të Çekisë.