(VIDEO) GARET: ZGJEDHJET TË RËNDËSISHME PËR MAQEDONINË

564

Image result for Çarls Garet

Ambasadori britanik në Maqedoni, Çarls Garet deklaroi sot se zgjedhjet e caktuara për më 11 dhjetor janë shumë të rëndësishme për vendin dhe se ai pret zbatimin e tyre. 

“Nuk do ta përdorja epitetin optimist apo pesimist lidhur me parashikimet e mia për zgjedhjet, por do të thoja se jam shumë i kënaqur që u arrit marrëveshje. Vlerësimin që do ta përdorë lidhur me zgjedhjet e caktuara për më 11 dhjetor është se ato janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë dhe me të vërtetë mendoj se do të zbatohen”, tha Garet.

Comments