VIDEO/ Gjirokastra bllokohet nga reshjet e shiut, probleme në Durrës e Vlorë

121
fresco

VIDEO/ Gjirokastra bllokohet nga reshjet e shiut, probleme në Durrës e Vlorë

midle

Rrugë të bllokuara dhe vështirësi të shumta janë shkaktuar në qarkun e Gjirokastrës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, veçanërisht në qarkullimin e mjeteve.

Kjo është situata në të cilën është zgjuar qyteti i Gjirokastrës mëngjesin e së hënës. Sikundër ishte paralajmëruar dita e sotme ka nisur me reshje të dendura shiu.

Në Gjirokastër ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin pranë varrezave të qytetit.

Njëri prej përrenjve ka dalë nga shtrati duke sjellë në rrugë materiale inerte. Rruga vazhdon të jetë e bllokuar, ndërsa qindra automjete presin në radhë.

Mungesë të energjisë elektrike ka në disa zona, përfshi Libohovën dhe Zagorien. Situata sinoptike pritet të përkeqësohet në orët në vijim.

Si pasojë e motit të keq është pezulluar puna në sektorin e peshkimit në portin e Durrësit, ku është ndaluar dalja në det e peshkarexhave për arsye sigurie. Një ditë më parë Ministria e Brendshme urdhëroi ngritjen e Shtabeve të Emergjencave nëpër qarqet e rrezikuara nga përmbytjet.

Lexo edhe

Comments