(VIDEO) Gjitha detajet nga vrasja e sontme në Çair

294

Burim Idrizi 24 vjeçar, ka vdekur si pasojë e një incidenti të armatosur në Çair, më saktësisht në rrugën “Xhon Kenedi”, përballë shkollës së mesme “Cvetan Dimov”. Vdekjen e 24 vjeçarit për TV SHENJA e kanë konfirmuar nga Spitali shtetëror. Rasti ka ndodhur rreth orës 18, ku fillimisht u dëgjuan krisma nga armë zjarri “kallashnikov”, të cilat sipas dëshmitarëve okularë kanë ardhur nga një makinë në lëvizje e tipit YUGO, duke shtënë me gjashtë plumba ndaj 24 vjeçarit i cili ndodhej tek stacioni i autobusëve përballë shkollës.

Akoma nuk dihen motivet e vrasjes. Nga Sektori për Punë të brenshme konfirmojnë vetëm se është paraqitur incidenti dhe se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Tek shkolla Cvetan Dimov, në rrugën Xhon Kenedi nga një veturë në lëvizje është gjuajtur personi B.I. Ai menjëherë është dërguar në qendrën e emergjencës, policia ëshë në vend ngjarje dhe në momentin që do kemi informata shtesë do të ju informojmë””, kanë thënë në MPB, njofton SHENJA.

Kjo është vrasja e katër që ndodh brenda një muaji dhe e dyta që ndodh në Çair të Shkupit. Ndërkaq para rreth tre javëve në lagjen Kisella vodë mbetën të vrarë dy persona të cilët kishin shkuar për të vjedhur në një këmbimore.

Comments