Një nga sportet më të rrezikshme janë artet marciale. Së fundmi, në një takim që u zhvillua ndërmjet anglezit Pola Daley dhe amerikanit Brennan Ward, ky i fundit përveçse ka rënë pa ndienja, është larguar nga ringu edhe me dëmtime të rënda.
Një goditje fluturese e anglezit në kokën e kundërshtarit të tij amerikan, drithëroi të gjithë publikun i cili mendoi se takimi përfundoi në mënyrë tragjike, pasi Daley me plot gojën u tregua i pamëshirshëm kur goditi në kokë më gju, Brennan Ward.
Për fat të mirë sportisti amerikan është gjallë, mirëpo një video e ekspertizës mjekësore tregon se kafka e tij është e shtypur dhe e thyer. Kjo lëvizje “vdjekjeprurëse” mund të ketë shashtisur edhe vetë kampionin e botës në MMA (Mixed Martial Arts), Conor McGregor.