VIDEO/ Grabitën Princeshën e Jordanisë, ja shqiptarët e arrestuar në Spanjë

556
fresco

 

VIDEO/ Grabitën Princeshën e Jordanisë, ja shqiptarët e arrestuar në Spanjë

Pesë shqiptarë janë arrestuar së fundmi nga policia spanjolle, pjesë e një bande që grabiste pronarët e pasur të shtëpive dhe turistët në Spanjë.

Medit lokale kanë publikuar edhe inicialet e shqiptarëve të arrestuar dhe pamje nga aksioni policor. Shqiptarët e vënë në pranga janë: R.R. 26-vjeç; A.S. 22-vjeç; M.L., 23-vjeç; D.C., 25-vjeç dhe M.M., 25-vjeç. Në pranga është vënë edhe një rumun: 33-vjeçari D.A.G..

Hetimi nisi në korrik të këtij viti. Një prej ‘viktimave’ të vjedhjes së bandës ishte edhe një princeshë nga Jordania, që raportohet se i kanë vjedhur rreth 45.000 paund.

Mediat spanjolle raportojnë se banda ka kryer rreth 100 krime në harkun e katër muajve në provincat e e Madridit, Salamanca, Burgos, Cantabria, Leon, Valladolid dhe Vitoria.  /Syri.net/

 

 

Comments