(VIDEO) HARADINAJ: Me Maqedoninë na bashkon perspektiva euroatlantike

192
fresco

Maqedonia dhe Kosova zhvillojnë një bashkëpunim të mirë dhe po thellojnë marrëdhëniet e tyre. Rasti “Lagjja e Trimave” është një çështje e ndjeshme e cila nuk duhet të shkaktojë probleme në marrëdhëniet dypalëshe, vlerësuan kryeministrat e Maqedonisë dhe të Kosovës, Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj në konferencën e përbashkët të shtypit pas takimit të sotëm në Prishtinë.

Zaev dhe Haradinaj theksuan se biseduan për projekte të përbashkëta të tilla si autostrada Shkup-Prishtinë dhe aspiratat e të dy vendeve për integrimin në strukturat euro dhe euroatlantike.

“Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të mira dhe i bashkon perspektiva euroatlantike. Ne biseduam me Zaevin për thellimin e bashkëpunimit dhe për detyrimet që në këtë kontekst duhet të plotësohen nga të dy qeveritë”, tha Haradinaj.

Në takim, siç konfirmuan të dy, u diskutua edhe për rastin “Lagjja e Trimave”.

“Kjo çështje nuk duhet të jetë pengesë për marrëdhëniet tona. Aty ishin vrarë disa policë dhe do të ketë hetim ndërkombëtar për tu zbuluar e vërteta”, tha Zaev.

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Posted by Zeri on Dienstag, 12. Dezember 2017

Comments