VIDEO/ Ibrahimovic rrezikon dënimin pas këtij veprimi të turpshëm

167

VIDEO/ Ibrahimovic rrezikon dënimin pas këtij veprimi të turpshëm

Zlatan Ibrahimovic është parë shumë i tensionuar në ndeshjen e djeshme mes Manchester United dhe Fenerbahces ku është përfshirë në një kacafytje me Simon Kjaer.

Në atë moment 34-vjeçari humbi kontrollin dhe shtyu dorën e gjyqtarit i cili po përpiqej ta qetësonte Ibrahimovicin pas konfliktit me lojtarin e Fenerbahçes.

Zyrtarët e UEFA-s pritet të rishikojnë incidentin dhe të shqyrtojnë rastin, për të cilin suedezi mund të pezullohet me tri ndeshje.

Ndeshja mes Fenerbahçes dhe United përfundoi me rezultatin 2-1 në favorin e turqve.

VIDEO

Lexo edhe

Comments