VIDEO/ Inter bën përmbysjen e madhe me Tottenhamin, 2 gola në fund ‘çmendin’ zikaltrit

235
fresco

Inter dhe Tottenhami u përballën mes tyre në “San Siro” në takimin e parë të vlefshëm për Grupin B të Championsit, bën të ditur Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërsa në të dytën, në minutën e 53-të Eriksen me një gjuajtje brenda zone kalon anglezët në avantazh.

midle

Në minutën e 86-të Mauro Icardi me një gjuajte të fortë, fluturimthi, shënon një supergol, duke barazuar shifrat, 1-1.

Ka ende lojë, ku zikaltrit bëjnë përmbysjen e madhe. Në minutën e dytë shtesë Vecino me kokë shënon golin e dytë, duke i dhënë Interit fitoren ndaj anglezëve.

Comments