Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Rafa Marquez i është kundërpërgjigjur ashpër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpit i cili ditën e djeshme firmosi zbatimin e ngritjes së murrit përgjatë kufirit me Meksikën.
Vija midis sportit dhe politikës nuk është gjithmonë aq e distancuar pasi lojtari meksikan i është referuar zhvillimeve të fundit kundër emigracionit të marrë nga presidenti i ri amerikan Donald Trump, shkruan “Corriere dello Sport”, transmeton SYRI.net.
Në një postim në rrjetin social ‘Twitter’, Marquez publikoi një video me mbishkrimin “Nuk ka murr që të na mbajë, nëse ne besojmë në vendet tona”.
Jo pa qëllim është postuar kjo video nga 38-vjeçari pasi mund të shihet një ekzekutim perfekt i goditjes së dëbimit ndërsa topi përfundoi sipër murrit./ SYRI.net