VIDEO /Juventus e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri, Higuain debuton me gol


Juventusi ka mundur në ndeshjen e parë të Seria, Fiorentinën me rezultatin 2-1. Ka qenë gjermani Sami Kedira i cili ka zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë.
Ndërkohë që në minutën e 70-të të pjesës së dytë, Kaliniç ka barazuar shifrat në 1-1. Një barazim i cili ka zgjatur vetëm 5 minuta. Pasi në minutën e 75-të, blerja e re e Juventusit në merkaton e verës Gonzalo Higuain, ka rikthyer bardhezinjtë në avantazh.