VIDEO/ Këngë, lule dhe mirënjohje në varrin e Nënë Terezës në Kalkutë: “Është krenaria jonë!”

535

 

article-doc-fu8ms-5FHYlxnMmY3904b67c87aa529123-894_634x406

Murgesha që këndojnë këngë të shenjta dhe njerëz që hedhin lule, e që dynden në  varrin e Nënë Terezës, kjo është atmosfera në qytetin indian të Kalkutës ku po festohet shpallja e saj si Shenjtore në Vatikan.

Njerëzit filluan të mblidhen në shtëpinë e Nënë Terezës në Kalkutë në një meshë të veçantë për “shenjtoren e të varfërve”, përpara ceremonisë në bazilikën e Shën Pjetrit, raporton “Inquire.net”.

Ata vendosën qirinj dhe lule në varrin e saj nën një soditje zymtë, por atmosfera në selinë e misionareve të bamirësisë, urdhrit që Nënë Tereza ka themeluar, ishte gjithashtu nën kremtim.

“Kjo është një ditë gëzimi, një ditë mirënjohjeje dhe një ditë shumë shumë e bekuar”, tha motra e lartë Mary Lysa.

“Misionaret e Bamirësisë kanë vendosur për ta kthyer këtë ngjarje në një festë dhe për të çuar përpara kauzën e nënës që u shërbente të varfërve dhe të sëmurëve.”

Nwnw Tereza shkoi në qytetin lindor indian, ku ajo u përkushtoi të gjithë jetën e saj të  varfërve dhe të sëmurëve në lagjet e varfra.

“Unë kam qenë me fat për të njohur nënën. Ajo ishte një bekim mes të gjallëve dhe një frymëzim për mua, “tha një murgeshë 32-vjeçare, duke shtuar se ajo ishte krenaria e Kalkutës.

Comments