VIDEO/ ‘Magjistari’ Messi shuan shpresën e Atleticos për titull. Barcelona +8

461
fresco

Barcelona dhe Atletico Madrid zhvilluan mes tyre në “Camp Nou” ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të La Ligas, shkruan SYRI.net. Kjo ishte sfida më e rëndësishme e javës, por edhe e pjesës së mbetur të sezonit, pasi përballë u vunë dy ekipet që pretendojnë titullin. Në minutën e 26-të Messi tregon klasin e tij. Nga një goditje dënimi e dërgon topin në rrjetë, duke kaluar Barcelonën në avantazh. Ky do të ishte goli i vetëm i kryesfidës spanjolle të javës, ku katalanasit fitojnë 1-0 dhe shkëputen 8 pikë nga Atletico Madridi, e cila tashmë ka pak shanse për të rikuperuar dhe fituar titullin në La Liga.

Comments