
Një person ka hapur zjarr në drejtim të automjeteve nga çatia e një ndërtese në Stamboll. Në këtë video të publikuar nga mediat turke shfaqet agresori me një pushkë në dorë, ndërkohë që policët përpiqen të negociojnë me të.
Mediat turke raportojnë se ai kishte hapur zjarr në drejtim të disa veturave, ndërsa rrotull ndërtesës u përqendruan forca të shumta policore.
Raportohet se efektivët po përpiqen ta bindin agresorin të zbresë, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

