
Ky është momenti kur një person i dyshuar si kreu i një grupi mafioz, ekzekutohet në një lokal në Rusi.
Alexander Zhestekov, 39 vjeç, po festonte lirimin nga burgu.
Por një person iu afrua duke e qëlluar gjashtë herë.
Zhestekov, që thuhet se drejton bandën e rrezikshme ‘Zapsibovskie’, humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Ai ishte liruar pasi kishte bërë burg për shantazh dhe mashtrim.
Raportohet se shumë dëshmitarë kishin frikë të dilnin në gjyq kundër tij.