« VIDEO » MPB konfirmon sulmin ndaj Frçkoskit
Shkup, 5 mars – Në lidhje me ngjarjen e datës 3 mars, që nga ana e Rektoratit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” ishte paraqitur si sulm ndaj një profesori, ekipi i MPB-së ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar se rreth orës 14:15 në parkingun zyrtar të Fakultetit të Drejtësisë, tri persona që mbanin kapele i janë afruar profesorit Lubomir Frçkoski.
Ata i janë drejtuar profesorit me fjalët “Si nuk ju vjen turp”, ndërsa Frçkoski është përgjigjur “Nga se të kem turp” dhe e ka goditur njërin nga sulmusit me shuplakë, pas së cilës tre sulmuesit janë larguar në drejtim të bulevarit “Goce Dellçev” – thuhet në kumtesën e MPB-së.
Njëri nga sulmuesit e ka regjistruar ngjarjen me telefonin e tij – video më poshtë.