(VIDEO) MUNGESA E UJIT, NDËRPRITET PROCESI MËSIMOR NË BUKOVIÇ

239

emin duraku

Ashtu edhe siç paralajmëruan në protestën e kaluar, banorët e fshatit Bukoviq e ndërprenë procesin arsimor për shkak të moszgjidhjes së problemit për ujë të pijshëm. Banorët e këtij fshati ka kohë që përballen me mungesë të ujit të pijshëm dhe pas disa protestave që organizoi Këshilli për Vetëqeverisje Lokale, të cilat rezultuan të pasukseshme, sepse nuk u ndërmor asgjë nga ana e institucioneve përkatëse, Kryetari i këtij Këshilli, Mevlan Lutfiu thotë që në kordinim me këshillin e prindëve të shkollës fillore “Emin Duraku”, janë detyruar ta ndërpresin procesin edukativo-arsimor.

“Kjo është java e tretë që jemi në procesin e protestave siç edhe kemi paralajmëruar, por nuk kemi ende asnjë përgjigje konkrete mostë them fare nga ana e komunës së Sarajit dhe jemi të detyruar fatkeqësisht që në kurrizin e nxënësve, fëmijëve tanë të vazhdojmë këtë proces bojkoti në shkollën tonë”, tha kryetari i Këshillit për vetëqeverisje lokale, Mevlan Lutfiu.

Lutfiu, potencon që sot në këtë protestëështë dashur të jetëprezente edhe drejtoresha e kësaj shkolle, por sipas tij ajo nuk merr pjesë përshkak presioneve që i bëhen nga ana e komunës dhe nga ana e pushtetit qëndror.

Përfaqësuesi i prindëve, Halil Ismaili tregon arsyet e ndërprerjes së arsimit fillor të fshatit Bukoviq.

“Shkolla jonë prej kohesh ballafaqohet me mungesën e ujit të pijshëm. Në ndërkohë, me vetëkontribut u mor iniciativë për hapjen e një pusi në oborr të shkollës, mirëpo fatkeqësisht nuk ka kapacitet për furnizim me ujë. Gjegjësisht ka ujë vetem një orë në ditë, por ka ditë që nuk ka ujë nuk ka ujë fare, fatkeqësisht duhet të potencohet se ky ujëështë jo i pijshëm”, tha përfaqësuesi i Këshillit të prindërve, Halil Ismaili.

Nga Këshilli i Prindërve bëjnë të ditur se jorastësisht kanë zgjedhur ditën e premte për bojkot që institucionet gjatë vikendit të kenë hapësirë të marrin masa për zgjidhjen e këtij problemi, përndryshe procesi arsimor do të vazhdojë të jetë i ndërprerë edhe më gjatë.

Ky Këshill u bënë apel institucioneve përkatëse, siç janë Komuna e Sarajit dhe Ministria e Arsimit që sa më shpejtë të ndërmarrin masa për tejkalimin e kësaj situate të vështirë që banorët e Bukoviqit të mos vuajnë nga ky problem që më së shumti e pësojnë fëmijët, gjegjësisht nxënësit.

Comments