(VIDEO) MURATI: SHQIPTARËT TË BËHEN BASHKËDREJTUES REAL TË SHTETIT

156
murati

Ekuilibri i shtetit maqedonas që nga fillimet e tij e deri në bashkërendimin të dy faktorëve që janë populli shqiptar në Maqedoni dhe populli maqedonas. Kështu është shprehur ambasadori i parë I Shqipërisë në Shkup, Shaban Murati. Ai madje thotë se rëndësia e faktorit shqiptar është e tillë që në fund të fundit determinon edhe ekzistencën e shtetit të Maqedonisë.

“Për mua është koha që populli shqiptar i Maqedonisë ka ardhur koha një bashkë pjesëmarrje në vendimmarrjen e shtetit. Unë kam analizuar këtë çështje të politikës së jashtme, çështje të mbrojtjes dhe çështje tjera të karakterit strategjik ku edhe shqiptarët duhet të jenë element vendimmarrës”, tha ish-ambasadori i Shqipërisë, Shaban Murati.

Por, këtë çështje sipas tij, duhet ta përcaktoj faktori politik shqiptar dhe votuesit shqiptar që e votojnë faktorin .

“Kjo natyrisht është punë e përbashkët e juve të gjithëve të cilën uroj që të kryhet sa më parë në mënyrë që populli  shqiptar në Maqedoni të arrijë atë status sa më parë dhe nivel të drejtash të barabarta, pra të bëhet bashkëdrejtues real i shtetit jopropagandistik”, theksoi Murati.

Murati këto komente i bëri gjatë promovimit të librit të tij “Shqiptarët e Maqedonisë prioritet i çështjes shqiptare”.

Në këtë eveniment morën pjesë edhe shumë personalitete të tjera, mes të cilëve edhe ambasadori aktual i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka. Duke folur mbi librin ai u shpreh se, ky libër synon të jap një tablo të plotë të zhvillimeve të shqiptarëve gjatë 20 viteve të fundit duke pasqyruar ngjarje politike të veçanta tensionet konfrontimet ulje- ngritje të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërnacionale.

“Ai jo vetëm që ka qenë shiptarë i parë në Maqedoni duke qenë një ndjekës mjaft  i vëmendshëm dhe konsekuent i zhvillimeve u ka në vend u ka kushtuar mjaft studime dhe analiza të thella çështjeve shqiptare dhe të drejtave të tyre në Maqedoni”, tha ambasadori Reka.

“Ne historianët burim kryesor apo refenencë kryesore i kemi konsujt apo ambasadorët të cilët kanë qenë në këto treva dhe na kanë lënë shënime të ndryshme dhe ne në për arkiva i studiojmë pikërisht ato referenca”, tha  Skender Asani.

Asani e ka quajtur guxim botimin e një vepre të tillë që flet për çështjet politike dhe historike.

 


Murati: Shqiptarët të bëhen bashkëdrejtues real… by tvshenjaofficial

Comments