Video-Opinion/ Mezini: Pacientja është nisur për QSUT për të marr mjekim të specializuar

123

 

Moebel THEMA

Në studion e Opinion ka plasur debati në lidhje me kushtet dhe mjekimin e pacientëve të ndryshëm në spitalet shqiptare.

Debati  është nxehur disi mes gazetarit Artur Zheji dhe mjekut Arjan Mezini.

Sipas specialistit Mezini, pacientja është nisur për në QSUT, aty ku edhe do merrte mjekim më të specializuar.

Ai theksoi se mjekët kanë marrë të gjitha masat e duhura, aq sa e lejonin kushtet e spitalit në lidhje me Aida Çajka dhe foshnjes së saj të palindur që humbi jetën në maternitetin Kiço Glozheni në Tiranë.

“A është i mirë ky sistem, bota ka sistemin multidisiplinar” tha Mezini.

Gazetari News24, Erion Skëndaj theksoi në studion e Opinion se viktimës nuk i është bërë asnjë eko.

Skëndaj tha se në urgjencën e ‘Koço Gliozheni’ nuk ka asnjë mjek që rri në urgjencë.

Diagnostikimi nuk i është bërë ashtu siç thonë disa mjekë, sipas gazetarit, një pjesë e analizave të gjakut i janë bërë në një spital privat.

 Shiko videon:  

Comments