VIDEO/ Pamjet, kur arrestohet oficeri i policisë në Kapshticë, që merrte para

127

VIDEO/ Pamjet, kur arrestohet oficeri i policisë në Kapshticë, që merrte para

Një oficer policie dhe dy qytetarë nga Korça janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm sepse nxirrnin jashtë Shqipërisë, persona që kishin probleme me dokumentet. Ata në këmbim të parave kalonin për në Greqi, persona që u ishte rezufuar hyrja në BE.

Tre personat e arrestuar akuzohen për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Arrestimi i tyre u krye në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në bazë të urdhrit të Prokurorisë dhe vendimit të Gjykatës, bazuar në një punë hetimore në bashkëpunim mes organeve ligjzbatuese.

Të arrestuarit janë: Marsel Miço, 38 vjeç, banues në Korçë dhe Ilia Çipi, 46 vjeç, banues në Korçë, mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjithashtu Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Korçë ka vënë në pranga punonjësin e Policisë: Lefter Bardho, 47 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në PKK Kapshticë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndihmuar disa persona për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, duke përdorur pasaporta shqiptare dhe serbe si dhe në bazë të ngjashmërisë fizike, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Comments