(VIDEO)PAS SHKARKIMIT TË DREJTUESVE NË MPB, ÇAVKOV: NUK KA RREZIK PËR STABILITETIN E SHTETIT

174

Moebel THEMA

 Image result for cavkov

Ndryshimet kadrovike dhe shkarkimet në MPB që i bëri ministri Oliver Spasovski nuk do të ndikojnë në sigurinë e shtetit, theksoi drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov. Ai thotë se në dhjetë vitet e kaluara janë bërë shumë reforma në polici, megjithatë 11 drejtuesit e ri të sektorëve të emëruar nga Spasovski nuk janë në rrjedha me proceset. Çavkov njëherazi thotë se Spasovski shkarkimet i ka bërë në kundërshti me ligjin e qeverisë dhe me ligjin e MPB-së.

“Masat e përforcuara dhe aktivitetet preventive që do t’i ndërmarrim, masat e represionit, të kontrollit dhe të mbikëqyrjes së punës së policisë, do të jenë garanci se kapacitetet institucionale nuk do të vihen në pikëpyetje. Por, mbetet çështja e inicimit të procedurave ligjore për zbardhjen e këtyre shkarkimeve joligjore”, tha Çavkov.

Megjithatë, pas ndryshimeve kadrovike, Spasovski deklaroi se ai ka vepruar në bazë të ligjit.

“Në bazë të marrëveshjes politike ndërmjet katër liderëve të partive politike dhe në bazë të ndryshimeve të ligjit të qeverisë, e shfrytëzova të drejtën time për ndërrimin e një pjese të strukturave drejtuese. Më saktë, emërova 11 drejtues të ri të njësive organizative në përbërje të MPB-së: 7 në sektorin e punëve të brendshëm dhe 4 në ministrinë e punëve të brendshme, gjegjësisht në sektorë të caktuar”, u shpreh Spasovski.

Në prezantimin e  aktiviteteve për muajin shtator, Çavkov theksoi se sipas anketave të organizatave joqeveritare të bëra në muajin prill, 60% e qytetarëve kanë besim në organet e policisë.

“Vazhdojmë me dinamikën e njëjtë dhe me masa të përforcuara deri në fund të këtij viti me qëllim që në këtë periudhë parazgjedhore, policia të jetë e fokusuar në punën që bën, dhe ta ndërtojë reputacionin dhe besimin te qytetarët”, theksoi Çavkov.

Përndryshe, Byroja për Siguri Publike, muajin e kaluar realizoi një numër të madh rastesh nga fusha të ndryshme, me çka pati u ngritën penale kundër 28 personave për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepra penale. Një pjesë e tyre dyshohen për tregti të palejuar me drogë, një pjesë për trafikim emigrantësh dhe një pjesë për vepra nga fusha e krimit klasik.

Comments