VIDEO/ Prezantim special i De Jong, puth stemën e Barcelonës në ‘Camp Nou’

360

Frenkie De Jong është prezantuar në “Camp Nou” si futbollisti më i ri i Barcelonës.

Mesfushori veshi për herë të parë fanellën e Barcelonës para mijëra tifozëve që kishin ardhur në stadium për t’i uruar mirëseardhje 21-vjeçarit.

De Jong, që thotë se ka realizuar ëndrrën fëmijërore me transferimin te Barcelona, puthi stemën e klubit me shumë dashuri në fushë para mijëra tifozëve.

Ai është i lumtur me transferimin te Barcelona dhe mezi pret nisjen e sezonit të ri dhe të luajë me Lionel Messin.

Comments