(VIDEO) PROJEKT PËR MONITORIMIN E FINANCIMIT TË PARTIVE GJATË FUSHATËS

270

be

Moebel THEMA

Projekti për “Mbështetje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit” parasheh metoda për monitorimin e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, monitorimi tillë çon vendin në zgjedhje të lira dhe demokratike. Kryetari i Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Igor Tanturovski tha se lufta kundër korrupsionit kërkon promovim të vazhdueshëm të mekanizmave parandaluese.

“Lufta kundër krrupsionit kërkon marrëveshje egzistuese në të githë këndvështrimet relevante në vend, të cilat veprojnë në pajtim me ligjet e juridiksioneve të themeluara. Për parandalim më efikas të kësaj të keqe, është e rëndësishëm promovimi i mekanizmave parandaluese, mjeteve dhe procedurave si dhe forcim i vazhdueshëm i kapaciteteve të organeve të anti-korrupsionit”, tha kryetari i Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Igor Tanturovski.

Ministri i drejtësisë, Valdet Xhaferi, potencoi se sigurimi i fondeve të partive politike, jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore por edhe në përgjithësi është i rregulluar me ligj.

“Në ligjin për financimin e partive politike janë të rregulluara, mënyrat dhe procedurat për të siguruar fonde financiare, dispozicioni i burimeve dhe veprimeve të partive politike si dhe mënyra e kontrollimit të financave, puna financiare dhe materiale e partive politike”, tha ministri i drejtësisë, Valdet Xhaferi.

Në anën tjetër, Shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar tha se finansimi transparent i partive politike është element i rëndësishëm, ngase bën që qytetarët të fitojnë besim tek partitë politike por edhe tek institucionet.

“Financimi transparent i partive dhe fushatave politike është një nga elementet thelbësore për zgjedhje të lira dhe fer. Më e rëndësishmja, është financimi transparent i partive politike që u ndihmon qytetarëve të kenë besim tek liderët e tyre partiak dhe për këtë BE e kujton këtë temë pikërisht në procesin e para-anëtarësimit”, tha shefi i delegacionit të BË-së, Samuel Zhbogar.

Ndërkohë, Tanja Tanevska, nga revizioni shtetëror, theksoi se në raportet e deritanishme të auditimit nuk është bërë fjalë për veprime eventuale kriminele, por edhe një gjë e tillë nuk është nën kompetencë të tyre. Revizion të partive politike tha Tanevska, bëjnë vetëm vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian. Ajo që mund të bëjnë ato është metodologjia e të ashtuquajturave “para të fshehura” të cilat shfrytëzohen gjatë kohës së fushatave zgjedhore.

 

Comments