(VIDEO) PROKURORI AMERIKAN: PAS PROKURORISË SPECIALE DUHET TË PASOJË GJYKATË SPECIALE


Formimi i Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoni është vetëm hapi i parë, ndërsa pason formimi i Gjykatës speciale për zbatimin e hetimeve. Kështu ka deklaruar për Zërin e Amerikës, Kryetari i Asociacionit të prokurorëve në Uashington, Dejvid Laban.
“Nëse ka gjykatë publike të cilës mund ti besohet, kjo megjithatë është mënyrë e mirë, për shkak se gjykatat e fshehta ose speciale, të cilat janë jashtë sistemit gjyqësor të rregullt, ndonjëherë mund të çojnë që edhe më tepër të zvogëlohet besimi i qytetarëve tek qeveria. Qëllimi është tërësisht i kundërt”, tha kryetari i APU-së, Dejvid Laban.
Sipas tij, çështja është nëse Maqedonia ka gjykatë e cila mund të punojë raste si këto dhe në fund të mund t’i besohet, posaçërisht kur bëhet fjalë për kriminalitet. Kreu i Asociacionit të prokurorëve të Uashingtonit porositi PSP-në që të mos ndalojë me zbatimin e hetimeve të cilat dalin nga materialet e përgjuara. Sipas tij, që PSP të punojë me efikasitet duhet ti plotësohen tre kushte, pavarësia, buxheti dhe ekipimi. Dejvid Laban është i bindur se në qoftë se hetimet nuk konfirmojnë asgjë, do të bllokohet integrimi euroatlantik i Maqedonisë.
“Kur ka nivel të lartë të korrupsionit politik, shumë është vështirë të thuhet nëse ky shtet meriton të jetë pjesë e diçkaje, siç është Bashkimi Evropian”, theksoi Laban.
Kryetari i Asociacionit të prokurorëve të Uashingtonit, ka shtuar se është i befasuar edhe nga vendimi i presidentit të shtetit për falje, vepër të cilën e ka quajtur të pabesueshme.