(VIDEO) Rasti “Monstra” e “Sopoti”, qytetarët zhgënjehen nga PSP-ja

240

Një pjesë e qytetarëve shqiptarë e kanë humbur besimin tek Prokuroria Speciale Publike dhe ndjehen shumë të zhgënjyer nga puna e saj. Në anketën të cilën e realizoi Televizioni SHENJA, qytetarët thonë se kjo vjen për shkak të mos zbardhjes së rasteve të montuara kundër shqiptarëve, siç janë “Sopoti” dhe “Monstra”.

“99 për qind nuk kemi besim, thotë qytetari. “Momentalisht jo, momentalisht jo, aspak nuk kemi besim se na kaloj tema, ne e besuam shumë, ne bëmë shumë sende që këto nacionalistët të mos i fitojnë zgjedhjet në evropë por na dështoi puna”, deklaron një qytetar tjetër. “Nuk më pëlqen puna e asaj në moment hiç”, thotë qytetari.

Qytetarët thonë se tashmë janë të zhgënjyer dhe aspak nuk u pëlqejnë veprimet e Prokurorisë speciale. Ata madje thonë se Prokuroria bashkëpunon kundër zbardhjeve të rasteve kundër shqiptarëve.

“Kjo kurrnifar zbardhje skanë me bo se këto janë në bashkëpunim me krejt tjerët dhe nuk i përshëndes aspak. Bëmë çdo send ne shqiptarët, se unë vij nga diaspora, bëmë çdo send, veç se pa sukses, kjo është krejt malltretim dhe zgjatje e procedurës që të mos marrë asnjë farë iniciative për shqiptarët këtu, kjo është krejt e montuar, krejt e rregulluar. Unë e përshëndes Zaevin që këtë ta marrë sa më shpejtë parasysh dhe t’i lirojmë ato vëllazërit tonë shqiptarë që i kemi nëpër burgje dhe nëpër tjera sende. Sopotin e tjerët e tjerët”, thotë ai.

Ndërsa, një banor tjetër thotë se duhet popullata të reagojë. “Njerëzit flejnë në burg pa kurrnifarë faji. Vetëm në këtë shtet ndodhin këto gjëra, përndryshe në shtetet tjera habiten. Gjithnjë reagojmë shikojmë çka po ndodh, e drejta e popullatës nuk zbatohet”. Qytetari tjetër mendon kështu. “Duhej “Sopoti” dhe “Monstra” të publikohen dhe tu tregohet pupullit, kush janë ata kriminelë që organizuan që dikush të shkojë në dhe përjetësisht ndërsa dikënd 100 vite ta dënosh, si ashtu. Kjo nuk është mirl, është johumane, jonjerëzore, jodemokratike”.

Qytetarët madje i luten gjyqësorit në vend që sa më shpejt të zbardhë këto raste. “I lutem edhe njëherë Qeverisë, le ta merrë parasysh, Katicës i lutemi ta merrë procedurën dhe ta mbron identitetin shqiptar se kështu nuk shkon”.

Ja çfarë thotë një qytetar tjetër. “Absolutisht e dënoj këtë, a më kuptoni. Duhet urgjentisht të gjendet mënyrë se si të lirohen njerëzit e pafajshëm që janë në burg dhe të gjendet vrasësi i vërtetë. Ti brenda vdes çdo ditë, jo një ditë”.

Në fund të qershorit, Prokurorisë Speciale Publike i përfundoi mandati për të hapur raste të reja të cilat dalin nga përgjimet e publikuara nga Zoran Zaev. Vetëm disa ditë para përfundimit të Mandatit, PSP hapi 18 lëndë të reja mes të cilave nuk u gjetën edhe rastet e montuara kundër shqiptarëve.

Comments