VIDEO/ Roma ja del kundër Shakhtarit, Dzeko hero i ‘Olimpico’-s

493
fresco

Roma ia del që të kualifikohet në çerekfinalet të Champions League.

Verdhekuqtë arritën që të fitonin me rezultatin minimal 1-0 kundër Shakhtar. Një rezultat që i lejoji atyre avancimin në fazën tjetër të turneut për shkak të takimit të parë të përfunduar 2-1 në Ukrainë dhe ai që vendosi ishte goli në fushën kundërshtare.

Do ishte Edin Dzeko ai që do vendoste këtë sfidë dhe kualifikimin e kryeqytetasve pas golit të tij në minutën e 52-të.

Në këtë mënyrë Roma bëhet ekipi i dytë italian pas Juventusit që arrin të kalojë në çerekfinalet e Champions League të këtij sezoni.

Comments