Pas fitores mbresëlënëse në transfertë me Napolin (2-4), Roma ka marrë tri pikë të tjera në Serie A.
Të besuarit e Eusebio Di Francesco triumfuan në shtëpi 3-0 përballë Torinos.
Konstantinos Manolas në minutën e 56-të realizoi për 1-0, për 2-0 shënoi kapiteni Daniele De Rossi në minutën e 73-të, ndërsa për rezultatin përfundimtar 3-0 realizoi në fund Lorenzo Pellegrini.
Pas kësaj fitoreje Roma gjendet në vend të tretë dhe ka shkuar në kuotën e 56 pikëve, katër më shumë se Lazio dhe 5 më shumë se Interi.

