VIDEO/ Rrëzohet avioni, vdesin të gjithë pasagjerët


Një avion Piper PA 31 u rrëzua në qytetin e Elko të Nevadas, SHBA, në rrethana ende të paqarta. Sipas autoriteteve atje, në bord mësohet se ishin të paktën 4 persona, të cilët humbën të gjithë jetën.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se avioni i vogël kishte rënë në një parking, duke bërë që automjetet të shpërthenin në flakë për shkak të impaktit.
Në vendin e ngjarjes shkuar shërbime të zjarrfikëses, ambulanca e policia. Sipas autoriteteve, flakët u shpërndanë me shpejtësi duke përfshirë shtëpi e dyqane që ndodheshin pranë. Banorë të zonës mësohet se janë evakuuar, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.
Rrezimi i avionit te vogel ne Nevada by news-al