(VIDEO) SELA: Me Ramën kishim takim miqësor

217

Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela në takimin e sotëm me kryeministrin Edi Rama tha se kanë biseduar për situatën politike, integrimet por edhe zhvillimet në Shqipëri.

“Biseduam për sfidat me të cilat përballet blloku politik shqiptar, ishte një takim miqësor”, ka thënë Sela, raporton Medial.mk.

Sela ka folur edhe për zgjedhjet lokale dhe tanimë rundi i dytë zgjedhor si dhe koalicionet eventuale mes partive.

“Këto janë zgjedhje lokale, rezultatet e rundit të parë diktojnë edhe bisedimet që duhet bërë në rundin e dytë. Sovrani foli në rundin e parë dhe ato do të bazohen në bazë të zërit të sovranit. I presim votat e qytetarëve në rundin e dytë dhe subjektet politike vetëm se do japin kontributin e vet për këto pritshmëri që kemi”, ka thënë Sela.

Se a mund të bëjnë problem votat e LSDM-së, Sela nuk beson në një gjë të tillë.

Comments