Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Barcelonës ku pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori i PSG-së Thiago Motta ka përplasur me makinë një tifoz i cili ka përfunduar me urgjencë në spital.
Sipas raportimeve të fundit të dëshmitarëve në vendin e ngjarjes tifozi i PSG-së i doli në mes të rrugës lojtarit me qëllim për ta ndaluar, por Motta nuk kishte mendjen dhe e ka përplasur brutalisht fansin e tij, shkruan “Calciomercato.it”, transmeton SYRI.net.
Menjëherë policia, zjarrfikësit dhe ambulanca erdhi me shpejtësi në vendin e ngjarjes ndërsa lojtari është shoqëruar në komisariat.
Mediat italiane raportojnë se ndaj Thiago Mottas është hapur një hetim.