
Manchester United ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Celta Vigo për të bërë një hap të madh drejt finales së Europa League.
Marcus Rashford realizoi golin e vetëm në takim dhe gëzimi i Mourinjos ishte thjesht epik.
Ai u ngrit nga banka dhe me gëzim të madh vrapoi drejt lojtarëve të tjerë.
Duket se Mourinjo është i bindur se me golin e shënuar në udhëtim mund të ketë siguruar finalen.
Fituesi i Europa Leagues luan drejtpërdrejt në Ligën e Kampionëve dhe duket se Mourinjo pret me padurim rikthimin në Ligën e Kampionëve, një garë të cilën ai e ka fituar me dy skuadra të ndryshme dhe që e ka mjaft për qejf.

