VIDEO/ Shikoni momentet e arrestimit të të kërkuarit për vrasje në Greqi
Mëngjesin e sotëm policia ka vënë në pranga një person të kërkuar prej vitesh pasi ishte i dënuar me 18 vite burg për një vrasje të bërë në Selanik të Greqisë.
Policia ka bërë publike edhe pamjet e aksioni ku në pranga është vënë Vladimir Baku, 33 vjeç, banues në Elbasan
Prokuroria Elbasan në vitin 2006 e ka akuzuar si personin kryesor në vrasjen e Florenc Zhgunit, ngjarje e ndodhur më datë 19 qershor 2006 në Selanik, Greqi.
Me vendimin penal të datës 14 prill 2009 të Gjykatës së Elbasanit, është dënuar me 18 vjet burg për akuzën e “vrasjes me dashje”.