(VIDEO) Shkup, protesta kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit
Një grup studentësh në Shkup kanë reaguar ndaj vendimit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Nëpërmjet një proteste të qetë që u mbajt sot pasdite para xhamisë Murat Pasha, ata shprehën revoltën e tyre duke thënë se Jerusalemi është një qytet i shenjtë për kulturën dhe historinë islame./SHENJA