VIDEO/ Shqiptarët tregojnë se kush bën ‘ligjin’ te Zvicra, tenis me Islandën

336

Zvicra e ka nisur shkëlqyeshëm aventurën në Ligën e Kombeve.

“Helvetët” fituan me rezultatin 6-0 duke shkatërruar në këtë mënyrë Islandën, ndërsa në këtë duel shënuan 3 shqiptarë.

LEXO EDHE:
Në stadium nuk i besojnë syve, Shaqiri gol të çmendur, ja festa pas polemikave…!
Llogarinë e golave e hapi Steven Zuber me golin e shënuar në minutën e 13’ pas një asisti të Rodriguez.

Vetëm 10 minuta më vonë ishte Denis Zakaria, i cili dyfishoi avantazhin ndaj një Islande inekzistente.

Pjesa e dytë solli supergolin e Xherdan Shaqiri që nga një gjuajtje e lirë realizoi golin e tretë për Zvicrën.

Minuta e 67’ solli golin e katërt dhe të parin për Haris Seferovic.

Ishte Albian Ajeti që pas 6 minutash lojë (71’), shënoi golin e parë në fanellën e Zvicrës për të shënuar edhe golin e 5 për vendasit që bëjnë “ligjin”.

Llogaria u mbyll nga Admir Mehmedi në minutën e 82’, për fitoren e thellë 6-0 në favor të Zvicrës.

https://www.syri.net/sport/192259/video-shqiptaret-tregojne-se-kush-ben-ligjin-te-zvicra-tenis-me-islanden/

Comments