Kandidati për president i Brazilit Jair Bolsonaro është goditur me thikë ndërsa po bënte fushatë në juglindje të vendit.
Pavarësisht se fillimisht u mendua se plagët ishin sipërfaqësore, gjendja e tij shëndetësore është shqetësuese për shkak të plagëve të marra në mëlçi, mushkëri dhe se ka humbur shumë gjak.
‘Fatkeqësisht gjendja është më serioze se sa menduam fillimisht’, shkruan i biri i Bolsonaros në Twitter.

