Të paktën 100 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në një sulm kamikaz me bombë në një vend të shenjtë në Pakistan këtë të enjte, sipas policisë lokale. ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, përmes një raportimi nga media e propagandës e grupit ekstremist, AMAQ.
Kamikazi ka hyrë në faltoren Lal Shahbaz Qalandar në qytetin e Sehwan Sharif përmes portës së artë, sipas autoriteteve lokale të cituara nga “Daën News”.
Shpërthimi ndodhi në vendin ku një ritual i njohur si “Dhamaal” ishte duke u zhvilluar.
Kryeministri i Pakistanit, Naëaz Sharif, ka dënuar sulmin.
Vendi i shenjtë është ndërtuar rreth varrit të Lal Shahbaz Qalandar, poet dhe filozof musliman “Sufi”.
/Syri.net/