VIDEO/ Tentativë vrasje në Pukë, makina e autorëve bie në humnerë

265
fresco

VIDEO/ Tentativë vrasje në Pukë, makina e autorëve bie në humnerë

midle

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2015, kur dy të rinj tentuan të vrisnin me armë një tjetër person.

Video e mëposhtme tregon pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqen dy automjete. Në makinën e parë tip Audi ndodhet personi që u tentua të vritej. Ai ndiqej nga një makinë e dytë tip Benz, me të cilën udhëtonin dy vëllezër.

Siç duket në pamjet e publikuar nga “Jeta Osh Qef”, dy vëllezërit dolën nga makina dhe qëlluan me pistoletë drejt objektivit të tyre, por harruan të ngrinin frenat e dorës së makinës.

Ndërkohë, personi që u tentua të vritej u largua me shpejtësi me automjetin e tij, fatmirësisht pa asnjë lëndim. Kurse makina e autorëve përfundoi në kanal.

Comments