VIDEO/ Tërmeti në Itali, shikoni momentin kur një grua vrapon të dal nga shtëpia


Ky është momenti kur një grua vrapon të dal nga shtëpia në momentin e lëkundjes së fortë sizmike me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e kësaj të diele në orën 7.40.
Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një shtëpie në veri të Romës shohim se si pronarja e veshur me pizhama vrapon të dal jashtë, ndërsa macja qëndron e ulur palëvizur.
Lëvizja e kamerës tregon se sa e fortë ka qenë tronditja nga e cila dhjetra persona kanë mbetur të plagosur, dhe ndërtesa të tëra janë shembur nga Norcia në Umbria.