VIDEO/ Tërmeti në Italinë Qendrore, çahet mali Castelsantangelo sul Nera
Një e çarë gjigande në malin Castelsantangelo sul Nera, në provincën Macerata tregon se sa e fuqishme ishte lëkundja sizmike që tronditi Italinë Qendrore mëngjesin e sotmë, në orën 7.40 minuta me piqendër në Norcia.
E çara gjigande e krijuar nga tërmeti me magnituë 6.5 ballë të shkallës Rihter, një nga më të fortët në Itali që nga tërmeti në Irpina në vitin 1980, tregon rrezikun që i kanoset njeriut nga ky fenomen natyror.
Video e mëposhtme është xhiruar nga Sky Tg24.